Lajmet

Orari i punes

E hënë, e martë, e enjte prej orës 13:00 - 17:00

E mërkurë, e premte prej orës 9:00 - 13:00



Me rastin e vizitës së parë në klinikën AURA Ju lutem mundësisht të sillni:
Regjistrin e shkruar të ankesave dhe pyetjeve eventuale për mjekun.
Regjistrin e të gjitha medikamenteve të cilat jeni duke i përdorur ose i keni përdorur në kohën e fundit sidomos holluesit e
gjakut (antikoagulantët).

Dokumente tjera me rëndësi mjekësore si raporte të shkruara të vizitave të mëhershme mjekësore, fletëlëshime etj.  
Çfardo lloj dokumenti të ekzaminimeve të mëhershme, EEG regjistrime, doppler ekzaminime, CT ose MRI filma, rezultate të ekzaminimeve biokimike.

 

Ju lutem pregadituni për ditën e ekzaminimit në klinikën AURA:
Lahuni ose bëni një dush  
Mos përdorni losione të ndryshme ose krema të yndyrshme trupi  
Flokët duhen të jenë të larë pa gel dhe spray për flokë
Veshuni me ndërresa komfore, për femra ju lutem  veshni çorape, shmangiuni getave (hula-hop) dhe fustanave të një pjese.
Mos ejani me bark të zbrazët, konzumoni ushqim të lehtë.

 

Te  Ju lutem i tregoni mjekut:
Nese ju shkaktohen vredat (hematomat) 
Keni sëmundje gjaku
Jeni alergjik në ndonjë medikament
Keni infeksion lëkure
Keni çfarëdo sëmundje me inters për shëndetin tuaj.