Lajmet



Mirë se vini në KLINIKA AURA, Institucionin privat shëndetësor specialistik për neurologji dhe psikiatri.

 

Klinika AURA ofron shërbime të veçanta të specializuara nga lëmia e neurologjisë, psikiatrisë, neurologjisë së fëmijëve dhe psikoterapisë. Jemi krenarë se kemi mundësinë të ofrojmë shërbime të nivelit të lartë specialistik të lëmive të lartpërmendura. 

Qëllimi ynë parësor është që secili pacient të jetë i kënaqur, të ndjehet i sigurtë se i është kushtuar vëmendje e veçantë dhe se ka marrë shërbimin më të mirë të mundshëm.

Etika profesionale dhe konfidenca janë të garantuara (pakontestueshme).

Klinika Aura udhëhiqet nga profesionist me përgatitje të lartë profesionale, si dhe përvojë shumëvjeçare klinike dhe akademike brenda dhe jashtë vendit.

Vendndodhja në lagjen Kalabria, paralel me rrugën magjistrale të Veternikut, përballë hyrjes anësore në QKUK, mundëson gjetjen e lehtë të lokacionit. Klinika është në katin përdhese, me qasje shumë të lehtë edhe për pacientët e palëvizshëm.

 

Terminët për shërbime caktohen paraprakisht përmes telefonave, E mail-it ose edhe drejtpërdrejtë.

 

EEG – elektroencefalogrami

EEG paraqet metodë të sofistikuar të regjistrimit të funksionit të trurit. Falë aparaturës moderne me ndjeshmëri të lartë që disponon klinika, jemi në gjendje të regjistrojmë punën e trurit për të gjitha moshat, prej të porsalindurit e deri te moshat e shtyra. Interpretimi është shumë profesional dhe i përnjëhershëm.

Me këtë aparaturë  bëjmë  diagnostikimin e epilepsisë dhe njëherësh mundë të përdoret si mjet ndihmës diagnostikues  për  sëmundjet tjera neurologjike, siç janë: kokëdhembja, migrena, marramendja, pika në tru, sëmundjet degjeneruese të trurit, shkaqet organike të simptomave psikike si dhe çrregullimet  tjera të trurit.

 

Doppler diagnostika është metodë jo invazive, jo e dhembshme dhe plotësisht e pa dëmshme për ekzaminimin e qarkullimit të gjakut në parimin e ultrazërit.

Me këtë aparaturë bëjmë diagnostikimin e çrregullimeve të qarkullimit të gjakut në qafë dhe tru dhe rekomandohet te të gjithë personat të cilët kanë probleme me kokë dhimbje, marramendje, vështirësi në përqendrim, harresë, dhembje qafe dhe njëherësh mund të përdoret si mjet diagnostikues për sëmundjet neurologjike, siç janë: migrena, marramendja, pika në tru, sëmundjet degjeneruese të trurit, shkaqet organike të simptomave psikike si dhe çrregullimet tjera të trurit.