Lajmet

Orari i punes

E hënë, e martë, e enjte prej orës 13:00 - 17:00

E mërkurë, e premte prej orës 9:00 - 13:00


Klinika Aura, Powered by Joomla!

Të nderuar

Për shkak të rritjes së pakontrolluar të rasteve të COVID-19 në ditët e fundit dhe rrezikut të shtuar për përhapjen e virusit, klinika “AURA”, nuk do të ofroj shërbime deri në përmirsimin e gjendjes dhe njoftimin e radhës.

Për informata shtesë, mund të dergoni SMS ose të kontaktoni në numrat e telefonit 045 26 22 22 dhe 049 26 22 22, prej orës 12:00-16:00.

Për konsulta eventuale me mjekët e klinikës mund të kontaktoni nëpërmjet të e- mail adresave: Dr. Afrim Blyta në This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it dhe Dr. Jusuf Ulaj në This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

 


 

Mirë se vini në KLINIKA AURA, Institucionin privat shëndetësor specialistik për neurologji dhe psikiatri.

 

Klinika AURA ofron shërbime të veçanta të specializuara nga lëmia e neurologjisë, psikiatrisë, neurologjisë së fëmijëve dhe psikoterapisë. Jemi krenarë se kemi mundësinë të ofrojmë shërbime të nivelit të lartë specialistik të lëmive të lartpërmendura. 

Qëllimi ynë parësor është që secili pacient të jetë i kënaqur, të ndjehet i sigurtë se i është kushtuar vëmendje e veçantë dhe se ka marrë shërbimin më të mirë të mundshëm.

Etika profesionale dhe konfidenca janë të garantuara (pakontestueshme).

Klinika Aura udhëhiqet nga profesionist me përgatitje të lartë profesionale, si dhe përvojë shumëvjeçare klinike dhe akademike brenda dhe jashtë vendit.

Vendndodhja në lagjen Kalabria, paralel me rrugën magjistrale të Veternikut, përballë hyrjes anësore në QKUK, mundëson gjetjen e lehtë të lokacionit. Klinika është në katin përdhese, me qasje shumë të lehtë edhe për pacientët e palëvizshëm.

 

Terminët për shërbime caktohen paraprakisht përmes telefonave, E mail-it ose edhe drejtpërdrejtë.

Në rast të pamundësisë të kontaktit me telefon Ju lutem dërgoni SMS në njerin nga telefonat celular.

+377 (0) 45 26 22 22

+386 (0) 49 26 22 22

 

 

 

EEG – elektroencefalogrami

EEG paraqet metodë të sofistikuar të regjistrimit të funksionit të trurit. Falë aparaturës moderne me ndjeshmëri të lartë që disponon klinika, jemi në gjendje të regjistrojmë punën e trurit për të gjitha moshat, prej të porsalindurit e deri te moshat e shtyra. Interpretimi është shumë profesional dhe i përnjëhershëm.

Me këtë aparaturë  bëjmë  diagnostikimin e epilepsisë dhe njëherësh mundë të përdoret si mjet ndihmës diagnostikues  për  sëmundjet tjera neurologjike, siç janë: kokëdhembja, migrena, marramendja, pika në tru, sëmundjet degjeneruese të trurit, shkaqet organike të simptomave psikike si dhe çrregullimet  tjera të trurit.

 

Doppler diagnostika është metodë jo invazive, jo e dhembshme dhe plotësisht e pa dëmshme për ekzaminimin e qarkullimit të gjakut në parimin e ultrazërit.

Me këtë aparaturë bëjmë diagnostikimin e çrregullimeve të qarkullimit të gjakut në qafë dhe tru dhe rekomandohet te të gjithë personat të cilët kanë probleme me kokë dhimbje, marramendje, vështirësi në përqendrim, harresë, dhembje qafe dhe njëherësh mund të përdoret si mjet diagnostikues për sëmundjet neurologjike, siç janë: migrena, marramendja, pika në tru, sëmundjet degjeneruese të trurit, shkaqet organike të simptomave psikike si dhe çrregullimet tjera të trurit.