Afrim Blyta
Prof. Asc. Dr.Afrim Blyta, specialist i neuropsikiatërisë. Fushë e ngushtë e interesit neurologjia e fëmijëve, epilepsia, sëmundja cerebrovaskulare sëmundja e Parkinsonit, skleroza multiple, sëmundjet psikosomatike. I specializuar në Zagreb, edukimi i elektroencefalografisë në Beograd, edukimin nga mjekësia mendje trup në Qendrën Mendje Trup, CMBM, Washingon DC, SHBA. Edukimin nga psikoterapia pozitive në Wiesbaden, Gjermani.
Mësimdhënës i neurologjisë, psikiatrisë dhe psikologjisë mjekësore, Fakulteti i Mjekësisë, Univeristeti i Prishtines, trajner dhe ligjerues nderkombetar i Mjekësisë mendje trup angazhuar në SHBA, Izrael, Palestinë, Haiti. Trajner ndërkombëtar i psikoterapisë pozitive. Bashkëdrejtor kombëtar i kësaj qasje në Kosovë. Pjesëmarrës aktiv i shumë konferencave dhe simpoziumeve Europiane dhe Botërore nga lëmia e neuropsikiatrisë dhe psikoterapisë, anëtar i Asociacionit Europian dhe Botëror të Psikoterapisë Pozitive. Ish drejtor i Klinikës së Neuropsikiatrisë, pastaj klinikës së Neurologjisë dhe nga 2007-2009 ndihmës drejtor ekzekutiv i Qëndrës Klinike Universitare të Kosovës.
Jusuf Ulaj
Dr. Jusuf Ulaj, specialist i neuropsikiatrisë dhe psikoterapeut. Fushë e ngushtë e interesit psikiatria adulte, psikiatria biologjike, çrregullimet neurotike, psikoterapia, sëmundjet cerebrovaskulare, çrregullimet mendore te dëmtimet organike të trurit, sëmundjet degjeneruese te sistemit nervor. I specializuar në Zagreb, studimet postdiplomike nga lëmia e psikoterapisë psikodinamike në Zagreb. Edukimi i doppler sonografise ekstra dhe trans kraniale ne Novi Sad. Edukimin nga mjekësia integrative mendje trup ne Qendrën Mendje Trup (CMBM) Washingon DC, SHBA. Edukimin nga psikoterapia pozitive ne Wiesbaden, Gjermani. Trajner dhe ligjerues ndërkombëtar i Mjekësisë Mendje Trup i angazhuar ne SHBA, Izrael, Palestinë, Haiti. Trajner ndërkombëtar i psikoterapisë pozitive. Bashkëdrejtor kombëtar i kësaj qasje në Kosovë. Pjesëmarrës aktiv i shumë konferencave dhe simpoziumeve Europiane dhe Botërore nga lëmia e psikoterapisë dhe psikiatrisë, anëtar i Asociacionit Europian dhe Botëror të Psikoterapisë Pozitive. Ish drejtor i Klinikës së Neuropsikiatrisë, pastaj klinikës së Psikiatrisë dhe nga 2007-2009 Drejtor Ekzekutiv i Qëndrës Klinike Universitare të Kosovës. Aktualisht, kryetar i Asociacionit të Psikatërve të Kosovës dhe nënkryetar i Lidhjës së Psikiatrisë Shqiptare, Kryetar i Bordit për Edukim të Vazhdueshëm Mjekësor në Ministrinë e Shendetësisë.
Hatixhe Hajdari
Asistente dhe infermiere me shkathtësi të posaçme komunikimi me pacient dhe klientë.
Ganimete Berisha
Infermiere dhe teknike e EEG.
|