Lajmet

Orari i punes

E hënë, e martë, e enjte prej orës 13:00 - 17:00

E mërkurë, e premte prej orës 9:00 - 13:00


Klinika Aura, Powered by Joomla!
Doppler diagnostika

 

Doppler diagnostika është metodë jo invazive, jo e dhembshme dhe plotësisht e pa dëmshme për ekzaminimin e qarkullimit të gjakut në parimin e ultrazërit.

Paraqet metodë të sofistikuar të regjistrimit të hemodinamikës së qafës dhe trurit. Falë kësaj aparature, bëjmë ekzaminimin ekstra kranial (ECD) dhe trans kranial (TCD) të qarkullimit të gjakut.

Me këtë aparaturë bëjmë diagnostikimin e çrregullimeve të qarkullimit të gjakut në qafë dhe tru dhe rekomandohet te të gjithë personat të cilët kanë probleme me kokë dhimbje, marramendje, vështirësi në përqendrim, harresë, dhembje qafe dhe njëherësh mund të përdoret si mjet diagnostikues për sëmundjet neurologjike, siç janë: migrena, marramendja, pika në tru, sëmundjet degjeneruese të trurit, shkaqet organike të simptomave psikike si dhe çrregullimet tjera të trurit.
Rekomandohet të çdo person i moshës së mesme, si metodë për zbulimin e hershëm të çrregullimeve potenciale të qarkullimit të gjakut në qafë dhe tru edhe nëse nuk kanë ankesa klinike, sidomos te personat të cilët kanë histori pozitive familjare nga sëmundjet e lartcekura.