Mos ja le rastit. Një nga gjashtë njerëz janë në rrezik nga pika në tru ti mund të jesh ai. Mëso faktet. Shpëto jetë sot. Vepro tash!
Pika në tru (e njohur edhe si sëmundja cerebrovaskulare) është pasojë e çrregullimit të qarkullimit të gjakut në tru. Ajo paraqitet në dy forma.
- Infarkti në tru; kur kemi mbyllje të enës së gjakut
- Gjakderdhje në tru; kur kemi pëlctije të enës së gjakut
Në të dy rastet truri mbetet pa oksigjen dhe materje ushqyese dhe si pasojë qelizat e trurit fillojnë të vdesin. Qelizat e trurit nuk regjenerohen, dëmtimi i tyre te pika në tru është i përhershëm. Miliona qeliza të trurit vdesin çdo minutë te pika në tru nëse ajo nuk trajtohet. Vendi i prekur dhe sipërfaqja e përfshirë në tru, përcaktojnë shkallën e dëmtimit e cila mund të jetë nga e lehtë e deri në vdekjepruese. Simptomat dhe shenjat e pikës në tru varen nga vendi i dëmtimit meqenëse pjesë të ndryshme të trurit kanë funksione të ndryshme. Pika qoft edhe e vogël në tru, në vend të ndieshëm, mund të shkaktojë pa aftësi të rëndë, të përhershme.
Faktet mbi pikën në tru:
- 1 në 6 njerëz do të kenë pikën në tru gjatë jetës së tyre
- Nga pika në tru, çdo 6 sekonda vdes një person, në botë
- Nga pika në tru, çdo të dyten sekondë pëson nga një person, në botë
- Çdo katër sekonda një personi në botë jeta do t'i ndryshohet, përjetë do të jenë fizikisht të pa aftë
- Në botë brenda vitit, 15 milion njerëz përjetojnë pikën në tru, 6 milion prej tyre nuk mbijetojnë
- Shumica e atyre që kanë mbijetuar do të jenë me aftësi të kufizuar
- Pika në tru mund të parandalohet
- Pika në tru mund të mjekohet
- Pika në tru duhet të trajtohet në periudhë afatgjate
Shenjat paralajmëruese të pikës në tru:
- Mpirje ose dobësim i papritur i gjysmës së trupit, dorës dhe këmbës të njerës anë ose edhe të fytyrës.
- Vështirësi e papritur në të folur, të kuptuar, trullim i papritur.
- Vështirësi e papritur në shikim në njerin ose të dy sytë.
- Vështirësi e papritur në të ecur, humbje e koordinimit dhe baraspeshës së trupit, marramendje.
- Kokëdhembje e papritur e fuqishme si asnjëherë më parë, me shkak të panjohur
Koha është kritike. Nëse i vëreni këto shenja te vetja ose te të tjerët mos nguroni. Veproni shpejtë. Kërkoni ndihmë dhe shkoni në qendrën mjekësore spitalore. Pika në tru është urgjencë mjekësore.
Si ta parandalojmë pikën në tru:
Gjashtë hapa si mund të ulet rreziku nga pika në tru.
- Mëso faktorët personal të rrezikut: tensioni i lartë i gjakut, sëmundja e sheqerit, vlerat e larta të kolesterolit dhe yndyrërve në gjak.
- Bën jetë fizikisht aktive, ushtro regullisht
- Ushqehu shëndosh me shumë pemë dhe perime, zvoglo konsumimin e kripës.
- Kufizo konsumimin e alkoolit.
- Shmangu tymosjës së duhanit. Nëse e tymosë duhanin kërko ndihmë të ndalosh.
- Mëso të njohësh shenjat paralajmëruese të pikës në tru.
|