Lajmet

Orari i punes

E hënë, e martë, e enjte prej orës 13:00 - 17:00

E mërkurë, e premte prej orës 9:00 - 13:00


Klinika Aura, Powered by Joomla!

Kur ballafaqohemi për herë të parë me Sklerozën Multiple (SM), si pacient, familjarë ose edhe si  qytetar, shumë shpesh ballafaqohemi me shumë mite, keqkuptime, keqinterpretime ose gjysmë të vërteta që për pasojë kanë dëshpërimin, pesimizmin  dhe dekurajimin. Qëllimi i kësaj fletëpalosje është qartësimi i dyshimeve dhe ndryshimi i opinionit i cili mund të shpie deri në lehtësimin e situatës në të cilën aktualisht gjenden të sëmurët nga kjo sëmundje.

 

 

FAKTET

  • Skleroza Multiple, është sëmundje  që prek trurin dhe palcën kurrizore,  duke e zhveshë mbështjellësin e fijeve nervore.
  • Fija nervore e zhveshur ngadalëson ose ndërprenë përçimin e impulseve nervore e kjo prodhon simptoma dhe shenja të sklerozës multiple.
  • Simptomat e zakonshme të SM, mund të jenë: çrregullimin e shikimit, dhembje të gjymtyrëve, të mpira të gjymtyrëve, vështirësi në koordinim, dobësim të muskujve, të përcjelle  me shtangie, lodhje, çrregullime të disponimit, çrregullime njohëse (konjitive), çrregullime në  jashtëqitje dhe përmjerrje (urinim).
  • Shkaku  i SM, nuk dihet, në të  mund të ndikojnë edhe  faktorët e ambientit (klima, ndotjet,etj), faktorët infektiv (bakteret,viruset, etj), faktorët gjenetik.
  • Sëmundja fillon zakonisht në moshën 20 deri 30 vjeçare, kurse më tepër sëmuren femrat se meshkujt. Në Kosovë, llogaritet që janë diku rreth 1.000  pacientë me SM.
  • Trajtimi  është shumë i rëndësishëm. Terapia duhet të filloj sa më herët që është e mundur, në mënyrë qw tw parandalohet  pa aftësia e parakohshme.

 

 MITET

  • Skleroza Multiple, është sëmundje që trashëgohet dhe përcillet në gjeneratat e ardhshme

             E vërteta:

             SM, nuk është sëmundje trashëguese përkundër mendimit të gjerë.

 

  • Skleroza Multiple, pa shenja dhe simptoma të sëmundjes nuk duhet të trajtohet

             E vërteta:

             Fillimi i trajtimit të SM, menjëherë pas diagnostikimin, me medikamente që  e ndryshojnë    

             ecurinë e sëmundjes,  kjo pengon zhvillimin e   paaftësisë fizike të parakohshme.

 

 

  • Skleroza Multiple, është sëmundje fatale, vdekjeprurëse.

             E vërteta:

             SM, nuk konsiderohet sëmundje vdekjeprurëse.  Pacientët me SM, mund të presin të

             jetojnë jetëgjatësinë e popullatës mesatare, kushti është trajtimi  adekuat.   

 

  • Skleroza Multiple përfundon me kërrigë lëvizëse, me pa aftësi fizike.

              E vërteta:

             Jo detyrimisht i sëmuri nga SM, përfundon me kërrigën lëvizëse. Duke i  falënderuar    

             mundësive të trajtimit bashkëkohor, pa aftësia fizike, mund të jetë e kufizuar, të shtyhet  

             ose të shmanget.  

 

  • Skleroza Multiple, mund të shërohet me dieta speciale.

             E vërteta:

             Dietat që premtohen se do të shërojnë SM,  mund të bëjnë më shumë dëm se të  bëjnë

             mirë. Rekomandohet ushqim me sa me tepër pemë, perime, fije (fibra) bimore,  ushqim

             proteinik, e më pak yndyra të ngopura.

 

 

  • Skleroza Multiple e përjashton të qenët prind

             E vërteta:

             Çdo person i cili ka SM mund të jetë prind, faktori vendimtar është vetëm dëshira e tyre    

             që të kenë fëmijë.

 

  • Tek Skleroza Multiple, ndalohet aktiviteti fizik

       E vërteta:

             Sporti dhe ushtrimi, jo vetëm që i lejohen të sëmurëve nga SM, por janë pjesë e  trajtimit   

             bashkëkohor të këtij problemi.